“Na pret një javë e përvëluese”, Lajda Porja parashikon kthesën e madhe që do të marrë moti ditën e mërkurë dhe tregon qytetet ku temperaturat do të shkojnë 43°C

Temperatura ekstremisht të larta do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave. Valët e të nxehtit afrikan do të dominojnë Italinë jugore dhe vendin tonë.

Advertisements

Lajda Porja, drejtore e zyrës operacionale të Meteoalb, në një lidhje me skype për emisionin “Ditë e Re” tha se ditët më të nxehta do të jenë nga mesi i javës, dita e mërkurë dhe dita e enjte, ku do të vlera në disa zona edhe 43 Gradë Celsius.

“Na pret një javë e nxehtë tani në fund të korrikut. Parashikohet që valët e të nxehtit afrikan duke filluar që sonte në orët e vona të natës të përfshijnë një pjesë të mirë të Italisë, kryesisht Italinë qëndrore dhe jugore dhe më pas do të futen në Shqipëri dhe të gjithë vendet e rajonit ku në këtë rast epiqendra e valëve do të jetë Italia jugore dhe Shqipëria ku priten temperaturat më të larta. Madje parashikohet që ditët më të nxehta do të jenë mesi i javës, dita e mërkurë dhe dita e enjte ku do të vlera në disa zona edhe 43 Gradë Celsius.

Advertisements

Deri ditën e premte, përfshirë dhe fundjavën, do të jemi në kushtet e qëndrueshme atmosferike, moti do të jetë i kthjellët, nuk parashikohet të ketë reshje. Kemi rritje të ndjeshme të temperaturave dhe në vlerat e mëngjesit dhe në vlerat e mesditës, duke e bërë disi të papërballueshme natën. Në gjithë ultësirën perëndimore vlerat minimale do të luhaten nga 25 në 30 apo 31 Gradë dhe mbi 40 Gradë do të jetë e gjithë zona e ulët dhe bregdetare.

Temperaturat më ekstreme pritet të jenë në qytete si Shkodra, Elbasani, rrethinat e Elbasanit, qarku i Beratit, Gjirokastra ku priten vlerat që do të jenë 42 apo 43 Gradë, papë më freskët parashikohet të jetë vija bregdetare 38-40 Gradë. Në zonat malore temperaturat më të larta priten kryesisht në verilindje, Hasi, Kukësi, Dibra ku termometri do të ngjitet edhe në 39-40 Gradë dhe diçka më freskët zona e juglindjes, Korça, Pogradeci, Bilishti ku termometri do të jetë 36 Gradë”, parashikon Lajda Porja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNëna ndèrroj jètë nga kàncèri, këngëtarja e njohur shpèrthèn në lot gjatë emisionit: Ishte e re, nuk u bë as gjyshe (Video)
Artikulli tjetërMe zë mahnitës dhe pamje si 20-vjecare, nuk do ta besoni sa vjeç mbush Eli Fara