Miliarderi Richard Branson lëshohet me sukses në hapësirë, në fluturimin e parë komercial me Virgin Galactic (Video)

Përfundon me sukses udhëtimi i parë komercial drejt hapësirës përmes anijes së kompanisë Virgin Galactic.

Advertisements

Pjesë e këtij fluturimi historik ka qenë vetë biznesmeni britanik Richard Branson si dhe një ekip prej dy pilotësh dhe tre persona të tjerë.


Anija e Virgin është ngritur në ajër nga një tejtër anije dhe pasi është lëshuar, ka shfrytëzuar raketën për t’u shkëputur drejt hapësirës.

Advertisements

Aty anija ka qëndruar për disa minuta, ndërsa pasagjerët kanë patur mundësinë të heqin rripat e sigurimit dhe të shijojnë pamjen e tokës duke pluskuar në zero gravitet.

Fluturimet komerciale drejt hapësirës me Virgin Galactic pritet të kushtojnë rreth 250 mijë dollarë për person.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBurri akuzon gruan në emision: Flet me dashnorë e më fëlliqe, burrëria ime humbi sot këtu
Artikulli tjetërI nxehti në Kanada, midhjet piqen në breg nga temperaturat përvëluese