Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish- Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.
Advertisements
Për Bashën, Rumsfeld ishte përfaqësuesi i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurtë, më të lirë dhe demokratike.
Po ashtu, kryedemokrati Basha thotë se Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, pasi ka dhënë një kontribut të paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Advertisements
Mesazhi i kryetarit Basha
Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurtë, më të lirë dhe demokratike. Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Mirënjohje dhe nderim të thellë për këtë kampion të lirisë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan. U prehtë në paqe!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!