Me trupin e plakur të një 80-vjeçareje, ndërron jetë 10 vjeçarja me sëmundjen e rrallë

Një vajzë e vogël trupi i së cilës i ngjante asaj të një 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, ka ndërruar jetë.

Advertisements

Rasti i ukrainases Iryna ‘Irochka’ Khimich është krahasuar me personazhin e trilluar të filmit “Benjamin Button” me aktorin Brad Pitt, i cili lind si një burrë i vjetër dhe jo me trupi e një bebeje.

10-vjeçarja tragjike Khimich ishte një artiste e talentuar që shiste pikturat e saj për të financuar trajtimin e mëtejshëm mjekësor në SHBA, dhe po planifikonte të hapte një ekspozitë në Francë kur papritur ndërroi jetë.

Advertisements

Iryna Khimich, vuante nga progeria, një gjendje e rrallë gjenetike që i bën fëmijët të plaken me shpejtësi të madhe.

Ajo ishte fëmija i vetëm që vuante nga kjo sëmundje në vendin e saj.

Nëna e saj zemërthyer Dina, 39 vjeçe, njoftoi dje në rrjetet sociale: “Irochka ka nderruar jete. Zemra e saj ndaloi dje. Më vjen keq Rreze Dielli, nuk mundëm të të shpëtonim këtë herë”.

Doktorët thonin se trupi i saj plakej çdo vit sa për thuajse një dekadë.

Biznesmeni ukrainas Andrey Zdesenko, i cili kishte ndihmuar për trajtimin e saj shkruante: “Irochka Khimich ka shkuar në qiell.

“Një vajzë unike, e dobët dhe e talentuar, e cila luftoi me guxim për dhjetë vjet me sëmundjen e rrallë të progeria.

“Ajo kishte kaq shumë dritë, dashuri dhe sinqeritet brenda saj”.

“Sa të shkëlqyeshme e shihte botën, dhe gjithçka nxitonte ta shprehte në pikturat e saj”.

Nëna e saj tregonte më herët pasojat e sëmundjes së të bijës dhe vendimet e vështira që duhet të merrte: “Po rrezikoj që ajo të jetojë me trajtimet mjekësore. Nuk e di si do të reagojë trupi i saj, por dua që të mbetet gjallë. Është si të jetosh në një fuçi baruti. Zgjohesh në mëngjes dhe thua ‘Falemnderit Zot’”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHyri mes flakëve, kush është shqiptari hero që shpëtoi familjen nga shtëpia që po digjej (emri)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Ṃbytét një pushues në Lezhë, njoftimi policisë