Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Durrës, lëndohet drejtuesi 20-vjeçar dhe disa pasagjerë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Policia njofton se një makinë tip “Opel”, që drejtohej nga një 20-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Advertisements

Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerët, përkatësisht të moshave mes 16 dhe 30 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e premte 9 korrik 2021
Artikulli tjetërMisteri i deputetit në dosjen e SPAK/ Rusta: S’është Braçe ai që përmendet, e dinë mirë qytetarët