Lajm i bujshëm/ Nuk ka më fshehtësi për llogaritë bankare, qeveria miraton vendimin: SPAK, BKH dhe SHISH kanë të drejtë të…

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të intereuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qëndror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.

Advertisements

Sipas këtij vendimi,

a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;

Advertisements

b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;

c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

d) Byroja Kombëtare e Hetimit;

dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;

kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre.

Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qëndror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.

Tashmë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e kanë më të lehtë të hetojnë rreth zyrtarëve të lartë që ngrenë pasuri të mëdha në kurriz të popullit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, por rriten rastet e reja në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërUdhëtonte me 189 km/orë në aksin ku u shua familja nga Patosi, policia arreston shoferin