Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë, do të vizitojë të lënduarit në spital

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë drejt Kroacisë pas aksidentit tragjik të autobusit me emigrantët ku humbën jetën nëntë prej tyre së bashku me njërin prej shoferëve.

Advertisements

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka konfirmuar se do të takohet me kryeministrin kosovar në Slavonski Brod, aty ku humbën jetën dhjetë persona ndërsa dhjetëra janë lënduar.

I pari i qeverisë dhe homologu kroat do të takohen rreth orës 18:00 të ditës së sotme, raporton index.hr.

Advertisements

Dy liderët më pas do të vizitojë spitalin ku po trajtohen pasagjerët e plagosur dhe pritet të mbajnë konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Kurti më parë ka konfirmuar se drejt shtetit kroat ka udhëtuar edhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, tashmë shoferi i mbijetuar ka pranuar para një zëvendësprokurori se para aksidentit tragjik në një moment e kishte zënë gjumi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/Siriani dhe e bija e mitur humbin rrugën në malin Moravë, FRONTEX dhe Policia bëjnë të mundur gjetjen e tyre
Artikulli tjetërE konfirmon Ministria e Shëndetësisë: Varianti DELTA i Covid ka mbërritur në Shqipëri!