Kishte ardhur në Shqipëri për pushime, gjyqtarit italian i vjedhin çantën dhe një shumë të konsiderueshme parash

foto ilustruese

Advertisements

Një gjykatës italian ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Golemit, mesditën e djeshme, ndërsa rastin e ka denoncuar në polici. Mësohet se ai e ka lënë mjetin në një servis, për shkak se i ishte çarë njëra nga gomat, dhe aty i kanë vjedhur paratë dhe dokumentet.

Mësohet se italiani ishte gjykatës në Bari, dhe kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tij verore.

Advertisements

Ai e ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë që Policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes. Mësohet se policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të gjyqtarit, por derimë tani nuk ka asnjë gjurmë nga autori i grabitjes.

Njoftimi i Policisë

Kavaje. Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKtheheshin nga Greqia për pushime, në makinën e aksidentuar çifti me dy fëmijët (Detajet)
Artikulli tjetërGreqia nuk gjen qetësi, shteti fqinj ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet i fortë