“Këto janë gjyqe politiko- partiake”/ Ish-ministri socialist “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Ish.ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama, me kryebashkiakët, të cilët i paralajmëroi “që të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë.”

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se vetëm diktatoret bëjnë mbledhje propaganduese ku caktojne kujt dhe kur do i pritet koka.

Gjithashtu Malaj, rendit edhe disa fakte, që sipas tij tregojnë se si zhv aten taksat e qytetarëve shqiptarë dhe se pse ajo çfarë po bën Rama nuk është qeverisje, por vetëm propagandë.

Advertisements

“Miremengjesi, vetem diktatoret bejne mbledhje prop aganduese ku caktojne kujt dhe kur do i pritet koka.

Administratat militante ne potike, te korru ptuara dhe te k apura jane fytyra e vertete, e drejtperdrejte dhe e perditshme e (neo) dikt aturave qe nuk ngopen me pu shtet absolut ekonomik e politike.

Shikoni postet e rendesishme dhe vendet e puneve abu zivisht fitim prurese te patronazhisteve.

70 milion euro vazhdojne paguajne taksapaguesit shqiptare per pushimet nga puna, per te punesuar nepotiket dhe te korruptuarit.

Ne Ministri te Rendit Publik ka nje strukture te paguar nga taksapaguesit shqiptar qe ka detyrim ligjore qe cdo dite, jo me fushata, jo me urdhera preferenciale per te de nuar apo per te mos de nuar, duhet qe me integritet dhe profesionalizem te parandaloi, te evidentoi me prova ligjore dhe te de nojë korruptuarit ne polici.

Pse duhet urdher “suprem” qe brenda 100 diteve ti gjeni ku jane?

Kjo eshte propagandë jo qeverisje.”-shkruan Malaj.

Më tej, ish-ministri thekson se “Ministria e Finances, cdo ministri, bashki, institucion buxhetore apo kompani publik e ka te detyruar me ligj ngritjen e struktures se auditimit te brendshem e cila duhet te parandalojë, identifikojë dhe denojë me prova ligjore cdo individ nga punonjesi i thjeshte deri tek kryeministri – kur ka abuzim dhe shperdorim me drejtimin ne pergjithesi dhe me fondet buxhetore te financuara nga taksapaguesit shqiptare por edhe nga donatoret bilateral dhe multilate.”

Sipas Malajt, kuadri ligjor per audituesit dhe licensing i auditueseve te pare ishin pjese e “Tëining program” te BE- te inicuar dhe financuar qe ne 2004.

“Perse duhen gjyqe publike me bashkiaket per korrupsionin me fondet??

Bashkite ne total shpenzojne 10 deri 15 here me pak fonde se qeveria.

Pra keto jane gjyqe politiko- partiake dhe jo per qeverisje vendore dhe kombetare efektive, te pergjegjshme, llogaridhenese, me transparence maksimale per te luf tuar arrogancen, babezine,ne potizmin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit qe po varferone shqiptaret, po pasurojne oligarket dhe po rrenojne e rrezikojne demokracine

Fundjave te mbare!!”-përfundon postimin e tij Arben Malaj./CNA.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Një kapele e policit 350 euro”, skandali me tenderin që çoi pas hekurave zyrtarët e MB
Artikulli tjetërNë një lidhje të re pas ndarjes nga Donaldi? Bora ndan detajet private nga jeta e saj