7Dashi
Advertisements
Horoskopi i sotëm shënon lajme shumë te mira në sajë të një rritje të energjisë që vjen direkt nga Jupiteri. Qëllimet e mira dhe vendosmëria do të jenë një aleat i mirë për t’ju nxjerrë fitues. Mbrëmja do të jetë e këndshme për të shijuar momente paqeje në familje.
Demi
Advertisements
Midis jush dhe partnerit do lindë njëlloj lufte e ftohë, duke synuar që gjithkujt t’i dalë e veta. Kjo do prishi momentet e qeta që keni pasur deri tani në jetën tuaj në çift. Mundohuni të ruani qetësinë dhe t’i hapni rrugë debateve. Financat parashikohen të jenë të mira duke ju lejuar edhe ndonjë shpenzim.
Binjakët
Merkuri dhe Dielli janë arkitektët e suksesit tuaj sot. Në fakt, mëngjesi do të jetë i vështirë për të ruajtur një humor të mirë, për shkak të një Hëne armiqësore që kërcënon qetësinë tuaj. Megjithatë, diçka do ndryshoi dhe pastaj do të jeni në gjendje për të gjetur mundësinë e duhur për të shijuar edhe dashurinë.
Gaforrja
Asnjë planet nuk do influencojë sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat me qetësi dhe dita do të shkojë më mirë nga sa e keni parashikuar. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Problemet e mëparshme do i zgjidhni një e nga një.
Luani
Dita e sotme për Luanin parashikon të ketë surpriza të këndshme, sidomos në fushën sentimentale. Parashikohet për të dashuruarit disa flirtime që do ndezin pasionin me partnerin. Yjet janë në anën tuaj dhe ata do t’ju inkurajojnë që t’i kushtoheni më shumë fushës së erosit.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë plot tension, veçanërisht për shkak të disa tensioneve në familje. Në punë situata është e qëndrueshme, madje edhe nëse përqendrimi është i ulët. Në mbrëmje ju do të gjeni strehim në krahët e partnerit.
Peshorja
Sot horoskopi sinjalizon një ditë pozitive, ku ndikimi i Diellit dhe Merkurit do të ofrojë shanse të mira për sukses. Krijimtaria juaj në punë do ju ndihmojë të zgjidhni problemet për këtë edhe do të merrni shpërblimin e merituar. Financat parashikohen të jenë të mira.
Akrepi
Për Akrepët janë parashikuar momente romantike për ata që janë në çift. Mbrëmja juaj do të jetë e mbushur me pasion dhe dashuri. Megjithatë ndikimi i Venusi dhe Merkurit, nuk duket të jenë të dobishëm për financat tuaja. Vendosini vetes një kufi, përndryshe ju do të pendoheni më vonë.
Shigjetari
Nëse nuk tregoheni të sinqertë me partnerin, sot ka rrezik që të përfshiheni në debate të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen mirë edhe me statusin që kanë. Me financat tregohuni të kujdesshëm që mos të vuani pasojat më vonë.
Bricjapi
Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj në cift falë përkushtimit që do tregoni për partnerit tuaj këtë dite. Të ardhurat do të jenë të kënaqshme të cilat do ju lejojnë të bëni edhe ndonjë shpenzim të tepruar.
Ujori
Dita e sotme do të jetë e qetë dhe e mbushur me momente romantike për ata që janë në një lidhje dashurie. Për beqarët parashikohen disa takime, por vetëm kaq, asgjë e re në fushën sentimentale për ata. Financat nuk paraqiten shume mirë, tregohuni të kujdesshëm.
Peshqit
Jeta juaj në çift do të marrë një tjetër drejtim sot. Do jeni më të vetëdijshëm për gabimet e bëra dhe do gjeni një mënyrë për të kërkuar falje. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Të ardhurat do të rriten dhe kjo do ju lejojë më tepër shpenzime.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!