Hapja e Kapshticës dhe Kakavijës, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Pas hapjes së pikave të kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës, gjatë kësaj fundjave, ka pasur një rritje të numrit të hyrje-daljeve drejt shtetit grek dhe anasjelltas.

Advertisements

Përgjatë 2 ditëve nga pika e kalimit të Kapshticës kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 3300 shtetas te huaj dhe shqiptarë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas drejtorisë vendore te kufirit dhe migracionit nga kjo pikë kanë hyrë 1247 dhe kanë dalë 814 shtetas. Ndërkohë që dyndje lëvizjesh ka pasur në orët e para të kësaj të diele edhe në Kakavijë.

Advertisements

Autoritetet greke i dhanë fund mbylljes në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës e Kakavijës, në datën 2 korrik, ku për shtetasit që do të përdorin këto pika kufitare me vete duhet të kenë tamponin e Covid-19 e gjithashtu të kenë plotësuar formularin online PLF.

Kujtojmë se Kapshtica e Kakavija qëndronin e mbyllur prej muajsh, duke mos lejuar qarkullimin e udhëtarëve, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ndërkohë, sa i përket pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës numri i hyrje-daljeve është shumë herë më i lartë, për shkak edhe të lëvizjeve të lira që kjo pikë ka ofruar përgjatë këtyre muajve.

Janë 14400 shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë kaluar përmes kësaj pike drejt Maqedonisë se Veriut e po ashtu drejt Shqipërisë për një fundjavë në bregdetet tona.
Për të përballuar fluksin në të dyja pikat e kalimit të juglindjes do të punohet me kapacitet të plotë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDanimarka kaloi në gjysëmfinalen historike përballë Anglisë, zbulohet mesazhi në Whatsapp i Eriksen drejtuar shokëve të
Artikulli tjetër245-vjetori i Pavarësisë së ShBA-ve, Meta uron Biden: Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare