Greqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë, Erdogan i ashpër ndaj Athinës

Pavarësisht sinjaleve të herë pas hershme në lidhje me një përmirësim ose të paktën përpjekje për përmirësim të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë, situata mes dy shteteve ngelet tejet e tensionuar, aq më tepër me blerjen e nëndetëseve gjermane nga Turqia. Prej dy muajsh tashmë Greqia është duke intensifikuar përpjekjet për të bindur shtetin gjerman që të ndalojë shitjen e nëndetëseve.

Advertisements

Një ar matim i mëtejshëm i Turqisë, Greqia pretendon se do të prushte ekuilibrat në Mesdheun lindor. Greqia dhe Turqia janë përfshirë në mosmarrëveshje rreth statusit territorial të tokave dhe ujërave të Mesdheut dhe më e rëndësishmja, rreth rezervave të gazit dhe naftës që gjenden aty. Rezervat energjitike të Mesdheut lindor kanë bërë që të shtohen interesat e fuqive fqinje. Si pasojë e këmbënguljes turke për të vijuar kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe, dy shtetet ishin shumë pranë një përplasjeje ushtarake. VOA raporton se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se cilatdo qofshin të drejtat e Turqisë, do të merren në një mënyrë ose në një tjetër.

“Do të vazhdojmë operacionet tona të kërkimit të naftës në Mesdheun lindor, Qipro dhe të gjitha ato dete”, tha ai. Greqia i kërkoi Bashkimit Evropian muajin e kaluar që të vendoste një embargo armësh ndaj Turqisë, por Gjermania, Spanja dhe Italia e kundërshtuan kërkesën. “Greqia është gjendur në mes të ndryshimeve jashtëzakonisht të shpejta gjeopolitike në Mesdheun lindor. Athina ka reaguar ndaj një përzierjeje shpërthyese interesash konkurruese detare, pretendimeve energjitike dhe manovrave ushtarake, duke ndjekur një politikë të jashtme gjithnjë e më proaktive”, thotë Vassilis Ntousas, këshilltar i politikave për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fondacionin për Studime Progresive Evropiane në Bruksel.

Advertisements

Debatet mbi Qipron

Ndërkohë tensionet detare janë ulur kohët e fundit në Mesdheun lindor, ku Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë lidhur me statusin e Qipros, pas disa raunde bisedimesh kokë më kokë mes kryediplomatëve të Athinës dhe Ankarasë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Erdogan u takuan gjithashtu gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel në qershor, ndërsa që të dy u zotuan për të mos zhvilluar stërvitje detare gjatë muajve të ardhshëm.

Presidenti Erdogan ka irrituar aleatët e NATO-s duke blerë raketa ruse tokë-ajër dhe duke ndërhyrë në Siri dhe Libi. Por në prapaskenë, Greqia dhe Turqia kanë manovruar për të forcuar pozicionet e tyre diplomatike dhe ushtritë e tyre. Turqia, ushtria e dytë më e madhe e NATO-s, po bën blerje të mëdha ushtarake, po ashtu edhe Greqia. Greqia njoftoi në dhjetor se po dyfishon shpenzimet e saj vjetore për mbrojtjen në 6.6 miliardë dollarë, ndërsa nënshkroi një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh në janar me Francën për të blerë 18 aeroplanë luf tarakë të tipit Rafale, 12 prej tyre të përdorur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMisteri i deputetit në dosjen e SPAK/ Rusta: S’është Braçe ai që përmendet, e dinë mirë qytetarët
Artikulli tjetërSkandal në Kakavijë/ Pala greke pezullon punën pa arsye, qindra qytetarë e dhjetëra makina bllokohen në të dy anët e Doganës