Greqia i dhuron Shqipërisë 100 mijë vakina AstraZeneca, mbërrijnë në ISHP

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në ISHP kanë mbërritur 100 mijë vaksina AstraZeneca, dhuratë nga Greqia.

Advertisements

Ministrja gjithashtu bën të ditur se deri më tani, në vend, kanë mbërritur mbi 1 milion vaksina.

“100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë

Advertisements

1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkruan Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po vjen në shtëpi”/ Anglia siguroi biletën për në finale, Dua Lipa ‘fluturon’ nga gëzimi
Artikulli tjetërE rëndë/ Ishte duke pṙeṙë barin, 27-vjeçarja ῥërῥlàset ṭràğjiḳisht nga avioni