Gardiani legjendar, Foto Strakosha komenton Kombëtaren dhe Europianin: Kam punuar në minierë, Tomasi dëshiron që të…

Gardiani legjendar i Kombëtares, Foto Strakosha, ishte i ftuari special në emisionin “Euromania”, të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Advertisements

56-vjeçari nga Memaliaj, bëri një analizë speciale, nëpërmjet një lidhje “live” në Skype, ku më së shumti u ndal te Kombëtarja dhe te ecuria e Italisë në këtë Europian. Foto ndër të tjera zbuloi edhe debulesën e djalit të tij Tomas Strakosha, për kombëtaren e kaltër.

“Çdo kush prej nesh që është marrë me një profesion popullor, shpresojmë të kemi dhënë pozitivitetin tonë. Është pozitive që sa më shumë fëmijë të merren me sportin. Ishalla ta kemi dhënë këtë pozitivitet.

Advertisements

EVULIMI I ROLIT TË PORTIERIT- Ka ndryshuar në çdo aspekt. Portieri duhet të ketë aftësitë dhe të një lojtarit. Sulmet e organizuara nisin edhe nga portieri. Kanë ndryshuar goxha gjërat, edhe personaliteti ka të bëjë akoma më tepër. Është një nga pikat kryesore, më parë nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur. Një ekip i mirë nis nga një portier i mirë.

KARRIERA- Na futët në emocione në këtë moshë. Është kënaqësi, lind pikëpyetja në vetvete, është e vërtetë gjithë kjo? Kemi kënaqësi që e kujtojmë, nuk dua të jem hiperbolik, jam krenar për të kaluarën, por ajo që më bën më shumë krenar është ecuria e Tomasi. Besoj se ka rrugë përpara. Atë që ka arritur ai, unë nuk munda ta arrija me shumë vite karrierë. Shpresoj të ketë shëndet dhe sukses.

FUTBOLLI NË KUSHTE TË VËSHTIRA- Në përgjithësi ne futbollistët kur tregojmë të kaluarën, na pëlqejnë të tregojmë gjërat pozitive. Ishin vete të vështira. E kam nisur futbollin e luajtur në qytetin e Memaliajt. Kam punuar për disa kohë dhe në minierën e qymyrgurit.

Ato vite na shërbyen për të krijuar një karakter të fortë. Në çdo hap na ka shoqëruar dashuria dhe respekti i popullit shqiptar. Në stërvitje ishin fushat plot me tifoza dhe stërviteshim me kënaqësi. Vërtet bënim diçka me sakrificë, por na jepte shumë kënaqësi.

ECURIA E KOMBËTARES- Them që Kombëtarja gjithmonë do të ketë hapat e veta. Në qoftë se do të bisedonim para disa vitesh. Do të na dukeshe e pabesueshme që do të merrnim pjesë në Europian. Duhet pak më tepër durim dhe përkrahje më tepër, për t’iu dhënë kurajo djemve të rinj. Duhet punuar për brezat e ardhshëm.

Gjithsekush duhet të shtyjë pak më tepër për të dhënë ndihmën sidomos te brezat e rinj. Edhe niveli i futbollit në Shqipëri, sa vjen dhe është në rritje. Shumë shqiptarë kanë marrë dhe rrugët e Europës dhe na përfaqësojnë denjësisht. Shqipëria ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë talente, ne duhet t’i mbështesim dhe të jemi më pozitiv.

Qëllimet e futbollistëve dhe grupi janë kryesoret. Të gjithë futbollistët kur vijnë me kombëtaren, kanë kënaqësinë që përfaqësojnë një shtet. Në qoftë se do të venë shpirtin e garës dhe sakrificës, kam përshtypje se do të arrijnë suksese të mëdha.

EURO 2020- Nuk isha shumë i apasionuar për të bërë tifo. Më pëlqen futbolli i luajtur sakt. Shoh një rritje të madhe të Italisë. Shikoj tani që është një grup krejT ndryshe. Kam përshtyje që Italia në kampionatin e vetë bëri disa hapa ndryshimi. Mori futbollistë të rinj nga kampionati italian, gjë që nuk bëhej më përpara. Tani ka goxha gjak të ri dhe shpresë për të ardhmen. Them se Italia ka bërë hapa. Arritje është dhe Anglia, që pas shumë vitesh, hoqi atë shprehjen e famshme të Linekerit, duke thyer Gjermaninë. Pa u nxituar them se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Danimarkës.

ÇFARË MENDON TOMASI PËR ITALINË- Është kënaqësi që ai edhe e shpreh për kombëtaren italine. Ka debulesën dhe dëshirën që Italia të fitojë Europianin. Kjo është arsyeja që na ka ngacmuar edhe ne si familje. Kanë krijuar një grup për të cilin është për t’u patur zili. Njëri-tjetrit i japin kuraja dhe e mbështesin për të arritur qëllimin kryesor.

PLANI I MANÇINIT- Nuk është e thjeshtë të heqësh dorë nga geni. Studimi i taktikës në mbrojtje ka dalë nga Italia. Është e pranueshme të ketë planin A dhe B. Italia po luan dhe në ofensivë dhe në difensivë shumë mirë. Kanë treguar gjithmonë vlera. Italia kishte një kundërshtar që armën kryesore ka qarkullimin e topit. E përballoi me sukses Spanjën. Për këtë ka meritë Italia. Italia është për ta patur zili. Në varësi të ndeshjes, bën zgjedhjet e duhura.

ANGLI-DANIMARKË- Prandaj dhe është i bukur futbolli. Jo gjithmonë ai që luan më mirë fiton. Deri tani ka bërë mirë edhe Danimarka. Kam përshtypje që do të jetë një ndeshje jo e thjeshtë, qoftë nga elementët, qoftë edhe nga pesha e fanellës. Anglia ka shumë vite pa marrë pjesë në finale. Është shumë lartë Anglia, por në futboll nuk i dihet. Në kombëtaren angleze, ka talente të mëdha. Shumë emra si Sanço, Rashford, etj nuk luajnë në formacion. Do më pëlqente një finale Itali-Angli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMiku gjerman i Bashës që kritikon qeverinë, me pushime luksoze në Dhërmi por shqetësohet për ekonominë dhe emigrimin
Artikulli tjetërShqiptari përplas motorin me dy pasagjerë, pamjet e aksidentit të rëndë (Video)