Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka. Prej një viti Ruka vuante nga një sëmundje në zemër.
Advertisements
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.
Poezi, dashuri, fëmijëri! Këto 3 fjalë mund të përshkruajnë një njeri dhe një poet si Petrit Ruka dhe poezinë e tij. Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai e ka theksuar shpesh ndikimin e fëmijërisë në poezinë e tij, duke na lënë hapësirë të përfytyrojmë fëmijën e zgjedhur nga poezia, atje në një fshat të Tepelenës, të zymtë, të ftohtë, gri nga gurët e shtëpive dhe të zi nga rrobat e grave.
Advertisements
Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.
Petrit Ruka ka botuar:
1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!