Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur mesditën e sotme në liqenin e Xarës në Konispol.
Advertisements
Burime për policinë bëjnë me dije se viktima me ininciale S.K është gjetur rreth orës 15:10 sot në liqenin e fshatit Xarë.
Dëshmitarët kanë njoftuar policinë dhe në vendngjarje kanë shkuar polumbarët për të nxjerrë viktimën.
Advertisements
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!