E RËNDË në Mirditë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë në vend 34 vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë, ku 34 vjeçari Aurel Dedaj ka ndërruar jetë pasi ran ë kontakt me rrymën elektrike.

Advertisements

34 vjeçari ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit në fshatin Sheshan për llogari të një kompanie private.

Policia ka shoqëruar në Komisariat administratorin e kompansië, 34 vjeçarin F.R, ndërkohë që vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFOTOLAJM/ Një i ri “mban” Edi Ramën në kurriz në mes të plazhit…
Artikulli tjetërMungon Spinazzola/ Cilin formacion dot të hedhë në fushë Italia sonte?