Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë.
Advertisements
Përmes një postimi në “Facebook”, TIA sqaron se të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, duhet të plotësojnë formularin PLF 24 orë para udhëtimit, pasi përndryshe nuk mund të udhëtoni dot.
Pas kësaj, pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për të identifikuar testin “random Covid-19” pas mbërritjes.
Advertisements
Përsa u përket familjarëve nuk është e nevojshme që çdo person të plotësojë formularin, pasi mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PLF/QR.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!