Ditë të ‘zjarrta’ na presin, zbuloni kur do të ulen temperaturat në vendin tonë

Temperaturat e larta pritet të na shoqërojnë edhe gjatë 15 ditëshit të parë të muajit gusht, thotë sinoptikani Hakil Osmania.

Advertisements

Përgjatë gjithë gjysmës së parë të muajit gusht vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet, në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash, por nuk do të jenë problematike.

“Në 15 ditëshin e parë të muajit gusht pritet të kemi temperatura të larta. Temperaturat e larta do të shoqërohen me mbizotërimin e kthjellimeve, kryesisht në zonat e ulëta bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herë pas hershme vranësirash, por nuk do të jenë problematike.

Advertisements

Pritet që në 15 ditëshin e dytë të kemi një normalizim, për sa i përket vlerave termike, duke u afruar kështu afër temperaturave tipike për sa i përket muajit gusht. Pritet që temperatura maksimale në 15 ditëshin e dytë të zbresë në vlerat 34 Gradë Celcius. Pjesa e dytë e gushtit pritet të jetë nj gusht më normal, për sa i përket vlerave termike.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIdentifikohet i mbyturi në Lezhë, ja kush ishte 27-vjeçari që u nxor i pajetë nga plazhi i Tales (emri)
Artikulli tjetërI dukshëm dhe nga Korfuzi, mediat greke publikojnë pamjet e zjarrit në Ksamil (video)