Digjen 247 mijë hektarë tokë, tymi paralizon aeroportin dhe trafikun ajror

Një aeroport në qytetin siberian të Yakutsk ndaloi përkohësisht operimin të dielën pasi bashkia, së bashku me 50 qyteza dhe rrethina të tjera u mbuluan nga tymi për shkak të zjarreve në rajon.

Advertisements

Rusia është përfshirë nga zjarret masive, për shkak të temperaturave të pazakonta të larta dhe neglizhencës në respektimin e rregullave të sigurisë. Deri më tani, rajoni më i prekur është Sakha Yakutia, që ndodhet në verilindje të Siberisë.

Zyrtarët lokalë të emergjencës thanë se 187 zjarre u përhapën në këtë rajon të dielën dhe përgjatë 24 orëve të fundit përllogariten se në flakë janë rreth 247 mijë hektarë.

Advertisements

Sipas asaj që shkruan The Independent, tymi i flakëve mbuloi 51 qytezat, fshatrat dhe qytetet në rajon, përfshirë kryeqytetit Yakutsk, duke i detyruar autoritetet që të pezullonin të gjitha fluturimet hyrëse e dalëse në qytet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakReshjet e dendura shkaktojnë dëme nëpër qytetet shqiptare, shtëpi të përmbytura, shihni rrugët e kryeqytetit nën ujë (video)
Artikulli tjetërSot nis vaksinimi i hapur, ja rregullat që duhet të ndjekë çdo person mbi 18 vjeç për të marrë dozën kundër Covid-19