Bebe Rexha tregon eksperiencën e hidhur në avion: Piloti dha lajmërimin se…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ditën e djeshme.

Advertisements

Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin.

Bebe ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë ka shkuar gati 8 orë.

Advertisements

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK.

Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror.

Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë.

Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë.

Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, ka shkruar Bebe në një postim./syri

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDy të plagosur, përplasen tre makina në qendër të Fierit
Artikulli tjetërPresidenti Ilir Meta lutet për shëndetin e Papa Françeskut