Alarmante, tymi mbytës po “i merr frymën” Fierit(Foto)

Vazhdon katastrofa mjedisore në Fier. Një re toksike ka mbuluar qytetin, ndërsa djegia e plehrave vazhdon.

Advertisements

Gazetarja Fatjona Mejdini ka publikuar disa pamje nga qyteti.

“Sot është dita e tretë që Fieri zgjohet nën mjegullën toksike të krijuar nga djegia masive e mbetjeve në vend-grumbullimin e Mbrostarit!

Advertisements

Frymëmarrja është e vështirë dhe askush nuk ka asnjë shpjegim sa do të zgjasë kjo situatë dhe cilat do të jenë efektet në shëndetin e njerëzve…
Ndonëse janë shpenzuar miliona euro për ndërtimin e një inceneratori kontraversial (premtuar se do niste punën në dhjetor 2020) sot edhe ai mungon.

Ndërkaq situata me menaxhimin e mbetjeve nuk mund të jetë më e pashpresë sesa kaq dhe shëndeti i qindra mijëra banorëve më shumë i rrezikuar sesa sot!” shkruan ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAktorët e famshëm shtangin me deklaratën: Nuk i lajmë fëmijët!
Artikulli tjetërDonald Veshaj tallet hapur me Bora Zemanin pas fotos së postuar nga moderatorja mbrëmë (Foto)