Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se ka sinjale të pazakonta të pranisë së varianti Delta të COVID në Shqipëri, por që mostrat janë dërguar në laborator reference dhe pritet të dalin rezultatet. Fico tha se këto dyshime kanë lindur nga shtimi i rasteve me COV ID dhe shtrimeve në spital edhe pse shifrat mbeten të ulëta dhe situata epi demiologjike në vend është e qëndrueshme.
Advertisements
‘Viru si nuk ka nevojë për pasaportë’, tha Fico dhe me lehtësimin e masave dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve përtej kufirit janë arsye që ky va riant të hyjë në vendin tonë dhe për këtë apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e masave dhe të shkojnë të bëjnë va ksinën si i vetmi mjet mbr ojtës ndaj kor onavirusit.
“Në Shqipëri nuk kemi një rast të konfirmuar të variantit Delta por kemi disa sinjale të pazakonshme. Vetë virusi nuk ka nevojë për pasaportë dhe lëvizjet përtej kufirit mund ta bëjë atë të kalojë lehtësisht. Për shkak të këtyre sinjaleve të pazakonshme, kemi grumbulluar mostra për t’i dërguar në laboratorë reference. Duhet të jemi të kujdesshëm si me masat dhe të bëjmë vaksinën si i vetmi shpëtim që kemi për të mbyllur këtë pandemi.
Advertisements
Lehtësimi apo shtrëngimi i masave nuk merret thjeshtë se ka variant apo le të themi dakordësuar se kemi qarkullimin e një varianti, por shihet edhe numri i infeksioneve të shtuar dhe shtrimeve në spital. Pas shumë ditësh ne kemi shtim të rasteve të reja dhe shtrimeve spitalore. Numrat janë një-shifror, por na lë të kuptojmë se vete lirim i masave dhe lëvizja e lirshme dhe fakti se kemi ulur vëmendjen ndaj pandemisë ka çuar në shtim të numrit të të infektuarve. Për sa kohë nuk kemi identifikim të variantit nga laboratori i referencës, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të zbatojmë masat dhe të bëjmë vaksinën”, tha Fico.
E pyetur nëse vaksinat na mbrojnë nga variantet e reja, Fico tha se studimet kanë treguar që po. Nëse ky variant Delta ka simptoma dalluese, Fico shprehet se jo dhe madje sezoni i verës i bën edhe më të vështira për t’i dalluar pasi në këtë periudhë qarkullojnë edhe viruse të tjera gastrointestinale.
“Vaksina na mbron edhe nga variantet e reja që qarkullojnë. Në stinën e verës ke një konglomerat virusesh që vijnë me simptoma si dhimbe fyti, diarre apo të vjella. Delta vetë nuk ka një profil të caktuar që ke këto sim ptoma dhe e përcaktove dhe në verë simptomat e tyre sfumohen edhe për shkaka të viruseve të tjera gastrointestinale që ka vetë sezoni”, tha Fico.
Në fund Fico bëri thirrje që popullsia të vaksinohet në mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe se ditët e hapura për vaksinimin +18 vjeç do të zhvillohen edhe gjatë korrikut dhe gushtit, ku ftoi qytetarët të regjistrohen në e-albania për t’u vaksinuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!