800 mijë euro cash dhe vilën me çmim marramendës, Artan Hoxha zbulon ‘gjobën’ që i vunë kṙíḿínelét bizesmenit në Tiranë

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë ditës së djeshme, ku tha se një biznesmen i madh i ndërtimit të rrugëve, është gjobitur nga grupet kri minale, duke i marrë shuma të mëdha parash.

Advertisements

Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se katër biznese në autostradën Tiranë-Durrës janë që lluar me mitr aloz, pasi nuk kanë paguar gjobat ndaj grupeve të fuqishme krii nalem.

Ai tha se biznesmeni nuk donte ta bënte ngjarjen publike dhe nuk denoncoi në polici, por grupet kriminale i morën 800 mijë euro dhe një vilë me vlerë 450 mijë euro.

Advertisements

Deklarata e gazetarit Artan Hoxha:

Tirana është tregu më i madh, por pas ngjarjes së ndodhur në Bllok, nuk ka më shumë ngjarje, nuk duan të ekspozohen, grupet këtu kanë një lloj marrëveshje dhe nuk prekin zonat e njëri tjetrit. Nuk duan të ekspozohen. Tirana ndryshe nga qytetet e tjera, kri mi më i madh që ndodh në Tiranë është gjoba. Gjoba ndaj biznesmenëve!

Gjobat kanë qenë vazhdimisht problem, ka disa momente kur rriten, pra intensifikohet dhe ka momente që bie. Kur intensifikohet, shteti është dobët, bie vigjilenca.

Gjobat u vihen bizneseve që kanë mundësi t’i paguajnë.a

Në Tiranë një pjesë e mirë e bizneseve të mëdha bashkëpunojnë sidomos me grupet e mëdha të tra fikut të kok ainës, sepse marrin paratë e tyre, se s’kanë ku t’i çojnë ,dhe ata injektojnë para, tek ato kompani që kanë probleme dhe nëse nuk i rimarrin paratë i marrin biznesin.

Gjatë vitit të kaluar, brenda një nate u goditën katër kompani kryesore që janë në autostradë, u mitroluan. Shkoi një makinë atje, dhe goditi fasadat e bizneseve .

Pra kur biznesi god itet me armë, do të thotë se po reziston dhe nuk ka paguar gjobën.

Unë di një rast ditët e fundit, ku një biznesmen, nuk donte ta publikonte në media dhe nuk do e denonconte në polici, ai ka një firmë rrugësh, që ka marrë tenderë publikë. I kishin marrë 800 mijë euro dhe një vilë 450 mijë euro, dhe ata që po i merrnin gjobën ishin personazhe te viteve 2000. Edhe kërkonte ndihmë edhe nuk denonconte.

Disa nga kompanitë e mëdha, në mos kanë marrë punë të përbashkëta me grupet e mëdha, i kanë pajtuar ato për t’i ofruar siguri, kanë marrë licensë si polici private dhe i kanë pajisur me leje, dhe nuk u afrohesh dot zyrave të kompanisë, se nuk të vjen policia, të vijnë këta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDoni të udhëtoni drejt Greqisë? TIA: Këtë dokument duhet ta keni patjetër me vete
Artikulli tjetërI nxehti afrikan drejt fundit/ Ndryshojnë temperaturat, ja çfarë surprizash ka moti në fundjavë