Legjenda e futbollit, argjentinasi Lionel Messi, feston sot 34-vjetorin e lindjes së tij. Superylli i Barcelonës konsiderohet edhe si një prej futbollistëve më të mirë të gjitha kohërave. Me 73 gola në 147 ndeshje, “Pleshti” është edhe shënuesi më i mirë në histori i Argjentinës, ndërkohë që mban rekordin e ndeshjeve me kombëtaren, së bashku me Javier Mascheranon.
Advertisements
Messi aktualisht gjendet me “Albicelestët” në Brazil, ku po zhvillohet “Copa America”, duke qenë kapiten i vërtetë. Argjentina, me 7 pikë nga tri ndeshje, kryeson renditjen në grupin A dhe e ka siguruar vendin në çerekfinale. Më poshtë janë pesë performancat më të shquara të Messit me Argjentinën:
Goli i parë në Kupën e Botës (2006)
Advertisements
Goli i parë në Kupën e Botës do të jetë gjithmonë i veçantë për Lionel Messin. Ai shënoi kundër Serbisë e Malit të Zi në fazën grupore të Botërorit 2006. Ishte ndeshja e dytë e Argjentinës në fazën e grupeve, ku Messi u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Maxi Rodriguezit. Brenda tre minutave. ai asistoi për golin e Hernan Crespos, ndërsa më pas shënoi golin e gjashtë dhe të fundit të Argjentinës në ndeshje në minutën e 88-të.
“Hat-tricku” i parë me përfaqësuese (2012)
Lionel Messi e realizoi “hat-trickun” e parë me Argjentinën në ndeshjen kundër Zvicrës në miqësoren e Bernës në vitin 2012. Argjentinasi realizoi golin e parë në minutën e 20-të pas asistimit të Sergio Agueros, para se Xherdan Shaqiri të barazonte për Zvicrën. Por, Messi realizoi dy gola tjerë në minutat e fundit për të siguruar fitoren 3-1.
Dy gola kundër Nigerisë në Botërorin 2014
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Një nga performancat më të mëdha të Lionel Messit në Kupën e Botës ishte kundër Nigerisë në fazën grupore të Botërorit 2014. Argjentina e kishte siguruar 1/8 e finales, por i duhej një pikë për të siguruar vendin e parë në grup. Messi realizoi golin e parë në minutën e 3-të, por Nigeria barazoi brenda një minute. Messi e ktheu Argjentinën në epërsi para fundit të pjesës së parë, me një gol nga gjuajtja e lirë nga 25 metra, por sërish Nigeria barazoi brenda dy minutave në pjesën e dytë. Messi më pas asistoi për golin e tretë të Marcos Rojos, duke siguruar tri pikët e ARgjentinës. Me dy gola e një asistim, Messi u zgjodh lojtar i ndeshjes.
“Hat-tricku” kundër Brazilit (2012)
Brazil-Argjentinë është një prej rivaliteteve më të mëdha në botën e futbollit dhe përballjet e tyre janë gjithmonë klasike. Në një përballje të tillë miqësore në vitin 2012 në SHBA, Lionel Messi u bë hero i Argjentinës, duke realizuar “hat-trick” dhe ndihmoi Argjentinën drejt fitores 4-3.
“Hat-tricku” që kualifikoi Argjentinën në Botërorin 2018
Lionel Messi ka shënuar gjashtë 3-golsha në karrierën e tij me Argjentinën, por 3-golshi kundër Ekuadorit në eliminatore për Botërorin 2018, ishte ndoshta më i rëndësishmi. Argjentina ishte në vend të gjashtë në renditje në eliminatore dhe po përballej me Ekuadorin, ndërsa mundësia ishte reale që të mbetej jashtë një Botërori për herë të parë pas 48 vjetëve. Për t’i bërë gjërat edhe më të rënda, Ekuadori kaloi në epërsi. Por, Lionel Messi tregoi një performancë të madhe dhe shënoi “hat-trick” për të siguruar fitoren e Argjentinës dhe kualifikimin në Botëror.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!