Dy shqiptarë janë përfunduar në pr anga në Itali për posedim të sinjaleve dhe distinktivëve të rreme policie. Karshillëku që dy të ndaluarit, njëri 26 vjeç dhe tjetri 34 i bënin forcave vendase të rendit në Teverola mori fund me pr angosjen e tyre.
Advertisements
Të dy këta persona, pa një vend banimi fiks në shtetin fqinj, shëtisnin nëpër rrugët e qytetit me me një makinë Mercedes model 190 me targë shqiptare, në të cilën ishin instaluar pajisje ndriçuese në ngjyrë blu të fortë, të ngjashme me ato që përdorin efektivët italianë.
Makina e tyre u konfiskua menjëherë, ndërsa dyshja do të përballet me një gjykim të shpejtë.
Advertisements
Lajmet për arr estime shqiptarësh në Itali përgjithësisht lidhen me trafikun e dr ogës apo gr abitjet, dhe ky episod që nuk mund të konsiderohet i rëndë, i vendos në vëmendjen e forcave të rendit për një arsye të çuditëshme, e cila mund të ishte shmangur fare lehtësisht.
Top Channel/ Itali, xhironin goma e përdornin sirena policie- shqiptarët arrestohen “për karshillëk”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!