Vranësira dhe rritje e lehtë temperaturash, ja parashikimi i motit sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu të izoluara.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 26°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 11°C në 21°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCilat janë kategoritë e mjeteve, të cilat do të rinisin shërbimin e Kontrollit Teknik
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 1 qershor 2021