Vrαsja e katërfishtë në Velipojë, policia arreston dy të plαgosurit që gjenden te “Trauma”, shpallen në kërkim tre djemtë e Hasan Ferracakut

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Velipojë mesnatën e sotme, ku gjatë një konflikti me armë z jarri mbetën të vra rë 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

Si pasojë e konfliktit të armatosur mbetën të plagosur Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Tyli, 17 vjeç, të cilët gjenden të shtuar te spitali i Traumës. Për këta të dy policia ka lëshuar urdhër ar resti dhe do të shoqërohen në polici sapo gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në ngjarje dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ar mëve lu ftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të v rarë me armë zj arri 4 shtetas dhe u pla gosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arr estuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ar mëve lu ftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vr asja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lu ftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia kontrolle në rrugë, kapet “shumakeri” me 172 km/h, gjobiten 2839 shoferë në 24 orë
Artikulli tjetërMelisa: Më duket sikur jam qërruar prej Andit, nuk më bie mend…