Velipojë, me qindarka mbante nënën, familja e jetimit nuk përballon dot shpenzimet mortore

20-vjeçari Musaen Zeneli, një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë ka lene pas nenen ne pamundesi ekonomike per shkak te problemeve familjare.

Advertisements

Si pasojë e konfliktit mes dy familjeve, humbën jetën 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë.

20-vjeçari Zeneli e ka pasur ditën e tij të parë të punës dje në lokalin e familjes Gjocaj, ku anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim, dhe më pas u përfshinë në perplasje me armë.

Advertisements

Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Prej muajsh edhe pse i sëmurë i ndjeri mundohej të mbante familjen. Ai jetonte vetëm me nënën, për të cilën duhej të kujdesej.

I riu kishte humbur të atin para disa vitesh. Enver Zeneli u mbyt në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.

Tashmë nëna e mbetur vetëm, kërkon ndihmë. Edhe shpenzimet mortore janë të papërballueshme për të.

Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondit, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, ku mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç, ndërsa të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident në Lezhë/ I përplasi “Fiati-i”, plagoset drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij
Artikulli tjetërBlendi Fevziu: Myzerim Zenelin nuk e njihte askush, por ai ishte padyshim më i zoti nga të gjithë ne, edhe pse plumbat ia prenë jetën dhe ëndrrën në mes