Një 53-vjeçar nga Turqia me iniciale R.O., është vënë në prάngάt e policisë në kuadër të operacionit “Perimetri”.
Advertisements
Turku u kap në flagrancë pasi ishte duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.
Ai i kishte futur emigrantët e pάligjshëm në kamionin e tij dhe iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.
Advertisements
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në prάnga 1 shtetas turk.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kr iminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arr estimi në flagrancë i shtetasit R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.
Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!