Tension në takimin Biden-Putin, gazetarët amerikanë përleshen me agjentët rus

Një incident me përleshje fizike ka ndodhur në takimin Biden-Putin mes gazetarëve amerikanë dhe sigurimit rus.

Advertisements

Reporterët të ardhur nga SHBA posaçërisht për takimin në Gjenevë vërshuan për të hyrë brenda dhomës ku zhvillohet takimi Biden-Putin. Ishte lajmëruar se vetëm disa gazetarë do të lejoheshin, por sigurimi rus vendosi shiritin e kuq para tyre duke përdorur dhe forcë për t’i shtyrë ata.

Fox News thotë se pamja ishte kaotike dhe Biden me Putin panë gjithë skenën. Qëllimi i sigurimit rus ishte mos lejonin gazetarët amerikanë të futeshin brenda dhomës, por ata përdorën edhe forcën duke shtyrë dhe kapur prej rrobash gazetarët.

Advertisements

Të pranishëm kanë qenë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që u bënë thirrje agjentëve rusë të ndalonin menjëherë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRusia mjaftohet vetëm me një gol, merr tri pikët e para në Grupin B përballë Finlandës (video)
Artikulli tjetërAlarm në Angli, vdekjet nga nxehtësia mund të arrijnë në 7 mijë në vit