Vendi jonë është mbërthyer nga një valë e të nxehtit afrikan ku temperaturat ditën e sotme do të arrijnë deri në 40 gradë celsius.
Advertisements
Nisur nga kjo situatë dhe pasojat që i nxehti mund të ketë në shëndet, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa këshilla për qytetarët.
Ata këshillohen të shmangin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekst remale. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast se nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.
Advertisements
-I nxehti e kstrem, çfarë mund të bëni?Qëndroni larg të nxehtit
-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës
-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara
-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta
-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë
-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët
-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!