“Të ristrukturohet Policia e Shtetit”/ Rama thërret me urgjencë Bledi Çuçin, çfarë pritet të ndodhë?

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë, ku ka dhënë një prononcim për median pas takimit me Asamblenë e Partisë Socialiste.

Advertisements

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ka thirrur në takim ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, ku temë e bisedës do të jetë ristrukturimi i Policisë së Shtetit.

Në këtë mbledhje do të jenë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Advertisements

“Ju kërkoj ndjesë, por duhet të largohem sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm. Për mos humbur kohë për të lancuar sa më shpejt një pakt të ri të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, që ka kohë që është përgatitur, por që duhet të përshpejtohet dhe mos presim fundin e verës”, tha Rama ndër të tjera.

Kujtojmë që kjo kërkesa e kryeministrit Edi Rama vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në vend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarja e rëndë në Velipojë/ Mjeku flet për të mbijetuarit , 17-vjeçari në gjendje serioze! (emrat)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, dy makina përplasen ‘kokë për kokë’ me njëra-tjetrën duke shkaktuar 4 të plàgòsur (FOTO)