Taksa ekologjike, rritet çmimi i naftës dhe benzinës në shtetin fqinj

Maqedonia e Veriut do të shtrenjtojë çmimin e naftës dhe benzinës me 3.5 denarë. Qeveria ka miratuar një taksë ekologjike që do të sjellë këtë shtrenjtim.

Advertisements

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se taksa ekologjike po vendoset me qëllim që të hiqet dorë nga derivatet e naftës dhe të kalohet në përdorim të energjisë së gjelbër.

Ai ndërkohë garanton se çmimi i naftës dhe benzinës do të vijojë të ngelet më i ulëti në rajonin e Ballkanit.

Advertisements

“Taksa ekologjike do të jetë 3,5 denarë për naftën, me mesazh që të heqim dorë nga nafta dhe derivatet e naftës, që të kalojmë në përdorim të energjisë së gjelbër dhe të lëvizim me biçikletë apo trotinet. Me këtë rritje të çmimit të dizelit për shkak të taksës ekologjike, jo për shkak të rritjes së akcizës, mbetemi me çmimet më të ulëta në rajon edhe në pjesën e naftës edhe në pjesën e benzinës. Mesazhin qartë e dërgojmë për orientim të Qeverisë drejt agjendës së gjelbër”- deklaroi Zoran Zaev.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEnca dhe Noizy bëjnë paqe pas 4 vitesh, këngëtarja habit me veprimin e fundit
Artikulli tjetërMund të përfundonte në tragjedi, Policia e Tiranës arreston shoferin e autobusit që ishte “tapë” në timon, brenda kishte 50 pasagjerë (VIDEO)