Suedia mori një fitore të rëndësishme për kualifikimin në fazën e 1/8 të finaleve të Euro 2020. Në Gazprom Arena të Shën Pjetërburgutm skuadra e janë Andersson iu imponua kundërshtarëve sllovakë teksa i mposhtën me rezultatin 1-0 për t’u ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Sllovakia mbetet me 3 pikë dhe ndeshjen e fundit do ta ketë pikërisht me Spanjën për të tentuar kualifikikimin për në fazën me eliminim direkt.
Advertisements
Pjesa e parë e ndeshjes nuk kishte emocione dhe u mbyll me barazimin pa gola,m ndërsa në të dytën skuadra skandinave e rriti presionin dhe iu afrua shumë golit fillimisht me augustinsson që u ndal nga portieri sllovak Dubravka, më pas ishin Danielson dhe Isak që patën shanset e tyre për të shënuar.
Suedia u shpërblye 13 minuta nga fundi i ndeshjes kur fitoi një 11 metërsh. Forsberg mori përsipër ekzekutimin e këtij 11 metërshi dhe e3 dërgoi topin në rrjetë duke e çuar 1-0 rezultatin për Suedinë, rezultat që mbeti i tillë deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!