Studiues dhe aktivistë bëhen bashkë, protestë kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri ka dalë kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Advertisements

Gjatë eventit festiv për 30 vjetorin e kësaj organizate, studiuesë dhe aktivistë u mblodhën së bashku dhe ranë dakort se ndërtimi i aeroportit në atë zonë është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada.

Kjo organizatë kërkon që autoritetet të ndryshojnë vendin ku do të ngrihet aeroporti, ose në të kundërt mijëra njerëz do të dalin në protestë për të mos lejuar ndërtimin e aeroportit.

Advertisements

Reagimi i Organizatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri:

JO AEROPORTIT NË PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË-NARTË!

Ky ishte mesazhi kryesor që u përçua nga profesionistë, studiues, aktivistë dhe dashamirës të natyrës gjatë eventit festues të 30 vjetorit të PPNEA.

Në datën 5 qershor 1991 nuk u krijua thjesht një organizatë, por u shënua fillimi i shoqërisë civile mjedisore në Shqipëri. Prandaj, kjo ditë duhet t’i kushtohej ruajtjes së vlerave natyrore dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik. Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada dhe celebrimi i kësaj date nuk mund të na gjente në vend më të përshtatshëm se zona ku autoritetet po planifikojnë shkatërrimin e natyrës.

Kundërshtimi i ndërtimit të aeroportit në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë është nga ato çështje që duhet të bashkojë jo vetëm organizatat mjedisore por të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nëse lejojmë sot zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla dhe ruajtja e pasurive natyrore me të cilat krenohemi aq shumë, do të jetë një mision i pamundur!

Në datën 5 qershor u mblodhëm me dhjetra dhe treguam se aeroporti nuk mund të ndërtohet brenda zonës së mbrojtur. Nëse autoritetet nuk rikonsiderojnë lokacionin e aeroportit, së shpejti do të jemi me mijëra të cilët nuk do të lejojnë që kjo marrëzi që të ndodhë! Zonat e Mbrojtura do ti mbrojmë me çdo kusht! Natyra nuk mund të shitet për interesa të ngushta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgàcmòi se*sualisht vajzën e tij, Gjykata merr vendimin për 37-vjeçarin në Korçë (emri)
Artikulli tjetërBashkia i hoqi nga qarkullimi, qytetarët firmosin peticionin për rikthimin e aboneve të përgjithshme në treg