ipas një studimi amerikan rreth një në katër persona që kanë kaluar koronavirusin vuajnë nga probleme shëndetësore, nga të cilat nuk vu anin para se të inf ektoheshin me Covid-19.
Advertisements
Dy problemet kryesore me të cilat përballen këta pacientë janë dhi mbja (nevralgji, mialgji) dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ky është studimi më i madh i kryer ndonjëherë për të shqyrtuar efektet afatgjata të së mundjes, tha Fair Health, një organizatë e pavarur që mblodhi informacion nga kompanitë e sigurimeve.
Advertisements
“Megjithëse shumë pacientë shërohen nga Covid-19 brenda disa javësh, disa zhvillojnë simp toma të vazhdueshme ose të reja më shumë se katër javë pasi janë diagnostikuar“, shkruhet në studim.
Më konkretisht, më shumë se 23% e pacientëve të cilët u shëruan nga Covid-19, kishin nevojë për kujdes mjekësor më shumë se një muaj pas infektimit, për një ose më shumë nga problemet e mësipërme shëndetësore. Ata që ishin të sëmurë rëndë kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme të tilla: pothuajse një në dy persona që ishin shtruar në spital kishin të paktën një problem shëndetësor. Midis atyre me simptoma më të lehta, 27% kërkuan ndihmë mjekësore. Sidoqoftë vlen të përmendet se gati 19% e rasteve asimptomatike kërkuan ndihmë mjekësore.
Një nga problemet me këtë studim ishte që të dhënat nuk u analizuan nga një grup kontrolli, domethënë nga njerëz që nuk ishin infektuar me Covid-19, në mënyrë që të krahasonin rezultatet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!