Studimi/ Ky është peshku ‘fosil i gjallë’, i cili mund të jetojë deri në një mijë vjet (foto)

Peshqit ‘fosil të gjallë’ mund të jetojnë deri në një shekull, sipas një studimi të kryer së fundmi.

Advertisements

‘Colacanth’ mendohet të kishte një jetëgjatësi prej rreth 20 vjetësh, por vlerësimet e reja sugjerojnë se ky peshk është një qindvjeçar i oqeanit, së bashku me peshkaqenët.

Studiuesit francezë besojnë se peshku riprodhohet në moshë të mesme dhe mund të jetë shtatzënë për pesë vjet.

Advertisements

Njohja e historisë së jetës së ‘Colacanth’ mund të ndihmojë në zbatimin e masave edhe më të forta të mbrojtjes dhe ruajtjes, tha Dr Bruno Ernande i Universitetit të Montpellier, Francë.

“Një kornizë shumë e rëndësishme për masat e ruajtjes është të jesh në gjendje të vlerësosh demografinë e specieve,” i tha ai BBC News.

‘Colacanth’ mendohej se ishte zhdukur derisa u kap në një rrjetë peshkimi pranë Afrikës së Jugut në 1938.
Në studimet e ardhshme, shkencëtarët planifikojnë të kryejnë analiza të mëtejshme për të zbuluar nëse shkalla e rritjes ka lidhje me temperaturën.

Hulumtimi është botuar në revistën ‘Current Biology’.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I njoha se flisnin shqip”, si u mundua 32-vjeçari të përfshinte shqiptarët në vràsjen e gruas së tij
Artikulli tjetërJu premtua nga Kryeministri Rama, naftëtarët e Ballshit nuk po marrin ndihmën ekonomike