Stërvitja e Maqedonisë së Veriut pushton rrjetet sociale, bëhen ‘qesharak’ përpara gjithë botës në Euro 2020 (video)

Një sekuencë e seancës stërvitore të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

Advertisements

Maqedonia e Veriut siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian me anë të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja fqinje ra në short në Grupin C, së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë.

Advertisements

Ndeshja e parë me Austrinë u humb me rezultat 3-1 nga Maqedonia e Veriut, ndërsa sot (e enjte) në orar është ndeshja e dytë ndaj Ukrainës.

Megjithatë, një stërvitje e Maqedonisë së Veriut para përballjes me Ukrainën është bërë virale në rrjetet sociale.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut shihen teksa vrapojnë me disa kona stërvitje me topin e vendosur në to, teksa pas një vrapimi i shkëmbejnë topat.

Rrjetet sociale kanë shpër thyer me këtë stërvitje, e cila po cilësohet shumë qesharake.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakApeli i vendos vulën/ Dënon me 1 vit e 4 muaj heqje lirie ish-kryebashkiakun socialist, ja pse nuk do të hyjë asnjë ditë në qeli
Artikulli tjetërVideo/ Përplasi kalimtaren në Durrës dhe u largua, policia shpall në kërkim 22-vjeçarin (emri)