Spiropali kërkon drejtësi për familjen që u shua në Vlorë: Është vrαsje, ndëshkim maksimal për…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për aksidentin tragjik në aksin Levan-Vlorë, ku një familje e tërë u shua mëngjesin e sotëm. Spiropali në Facebook shkruan se ngjarja e rëndë është vr asje dhe se përgjegjësi, pra 22-vjeçari që drejtonte “Audin” luksoz meriton ndëshkim maksimal.

Advertisements

Katër anëtarë të familjes Gushi nga Patosi humbën jetën pasi makina “Toyota” me të cilën ata udhëtoni u godit nga pas nga një “Audi” luksoz që lëvizte me shpejtësi të frikshme.

Automjeti drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, djali i biznesmeni të pirunëve Bashkim Madani. Shoferi mbeti i dëmtuar lehtë bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Advertisements

Postimi i plotë

Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal.
Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet.
Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie.
Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo.
Jeta s’ka çmim!
Jeta është e shenjtë!
Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIzrael/ Gjenden kockat që i përkasin një lloji të ri ‘të njeriut të hershëm’
Artikulli tjetër“U deshën 28 vjet dhe dy divorce”/ Shqiptaro-amerikania e komunitetit LGBT tregon si e fitoi betejën për të qenë vetvetja: Kam humbur familjarë dhe miq, por gjithçka e bëra për…