Kanë përfunduar ndeshjet e fundit për kualifikueset e Euro2020 në grupin E. Spanja mposhti bindshëm Slovakinë 0-5, duke e lënë jashtë kompeticionit edhe pse në vendin e tretë, pasi golavarazhi i kësaj të fundit është -5.
Advertisements
Në minutën 12 Morata humbi një penallti duke zhgënjyer së tepërmi tifozët, por më pas golat erdhën njëri pas tjetrit. I pari ishte “owngoal” ndërsa të dytin e shënoi në shtesën e pjesës së parë Laporte.
E gjithë loja u dominua nga Iberikët që në minutën e 56’ trefishuan rezultatin me Pablo Sarabia, ndërsa goli i “pokerit” erdhi nga Ferran Torres vetëm 10 minuta më pas. Në të 71’ slovakët shënuan një tjetër “owngoal” duke fundosur veten. Spanja mban vendin e dytë me 5 pikë ndërsa Slovakia e treta me 3 pikë.
Advertisements
Sfidë me shumë emocione ishte ajo mes Suedisë dhe Polonisë. Nordikët e nisën me këmbë të mbarë e që në minutën e 2’ zhbllokuan rezultatin me Forsberg. Polakët vuajtën shumë me Lewandoëskin që nuk po gjente rrugën e rrjetës.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 ndërsa në të 59’ u dyfishua rezultati sërish me Forsberg. Dy minuta më pas ishte Lewandiëski i cili do të ngjallte shpresën për të tijët, duke i vënë “flakët” tifozerisë që shpërtheu në brohorima në minutën e 84’ kur barazoi në 2-2.
Kur dukej se çdo gjë po përmbysej, ishin nordikët ata që nuk do ta lejonin Poloninë të kualifikohej, me golin e Claesson në minutat shtesë, duke u renditur e para e grupi me 7 pikë, ndërsa Polonia në fund me vetëm 1 pikë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!