Prokurori i Sarandës Sali Hasa, u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzonte atë për korrupsion. Sali Hasa dyshohet se ka marrë rryshfet për të pushuar çështjen në ngarkim të një personi të akuzuar për pla gosje.
Advertisements
Ngaa kontrolli në shtëpinë e prokurorit të Sarandës, oficerët e SPAK kanë gjetur 11 milion lekë të vjetra (cash) dhe 2 mijë euro po ashtu cash, shkruan Fax Neës.
Ngjarja dhe akuza e SPAK
Advertisements
Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.
Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Pla gosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pa ndehurit të sipërpërmendur u pushuan.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!