Si asnjëherë më parë rëfehet Linda Rama! Gruaja e kryeministrit tregon kush e ka ‘timonin’ në familje, emocionohet kur kujton Anetën

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda është rrëfyer si rrallë herë në një program televiziv. Të premten në orën 21:00, gruaja që kryeministri e ka cilësuar kritiken më të madhe të tij, do të jetë përballë gazetares Ilva Tare në EuroNeës.

Advertisements

Në një video të shkurtër e përmbledhëse të publikuar nga faqja e vetë televizionit, Linda Rama dëgjohet të rrëfehet për vendimmarrjet në familjen kryeministrore, roli i saj dhe debatet për politikën. Sigurisht nuk kanë munguar as fjalët për nënën e ndjerë të kreut të qeverisë, Aneta Rama, gjatë të cilave dhe është prekur.

“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilejge. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi fituar një fitore të zgjedhjeve të Edit. Në politikë është një privilegj për të bërë punë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike në Shqipëri nuk arrin të dakordëset. Mamaja e Edit na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë, ajo ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes,”- thotë Linda ndër të tjera.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë nga gratë më të pasura në botë vendos të dhuroj miliarda dollarë, ja kush përfiton
Artikulli tjetërE kàfshòi? Publikohet momenti që shkàktòi shumë reagime nga ndeshja Gjermani-Francë(Video)