Gazetari i njohur Arjan Çani shp ë r then në revoltë pas shtyrjes së datës së hapjes së negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.
Advertisements
Çani tha gjatë një interviste për “Mcn” se nuk mund të pretendohet hapja e negociatave në një vend që s’ka ujë e drita, e për pasojë, njerëzit vijnë erë në rrugë.
“Ky është një vend primitiv i mbushur me plehra”, tha Çani.
Advertisements
Mendoj që kjo shtyrje është vetëm mbarësi për Ramën dhe njerëzit e tij. Shqiptarët sa duan të jenë në Europë aq edhe nuk duan sepse nëse bëhen pjesë do vendosen disa radarë. Nuk shoh problem, është problem për shqiptarët normalë.
Unë jam ndër të paktët që them: si mund të presim të fillojmë negociatat kur në këtë vend nuk ka ujë dhe drita. Këtu çdo ditë ka ndërprerje të ujit dhe dritave.
Ky është një vend primitiv i mbushur me plehra. Këtu njerëzit kur ecin u vjen erë, jemi mijëra vite larg.
Maqedonia e Veriut nuk ka të krahasuar me ne, janë shumë lart. Unë them shyqyr s’po na hap dyert BE sepse do jetë një tmerr i paparë, ata do tmerrohen.
Në një vend pa ujë dhe drita të kërkosh të hapen negociatat është dramatike dhe komike”, tha Çani
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!