Shteti fqinj është prekur nga një ”sëmundje” e re, që ka përfshirë dy në tre persona

Italianët janë prekur nga një ”sëmundje” e re, që ka përfshirë dy në tre persona dhe ajo është varësia nga parashikimi meteorologjik.

Advertisements

Pothuajse të gjithë italianët, 96% e tyre, pyesin për motin të paktën një herë në javë, ndërsa për 20% është madje pothuajse një zakon që ndodh në kohë të ndryshme të ditës.

Mjetet e preferuara për të ditur se çfarë moti do të jetë janë aplikacionet, të ndjekura nga faqet e Internetit, programet televizive dhe radioja.

Advertisements

Midis aplikacioneve dhe faqeve, spikat ”ilmeteo.it”, e cila është faqja më e përdorur nga italianët me pothuajse 5 milionë përdorues mesatar në ditë dhe me gati 10 milionë përdorues në aplikacionin e saj.

Ky është rezultati që del nga sondazhi ”Italianët dhe Meteorologjia”, kryer nga Bva-Doxa në një mostër prej 1 000 personash midis 18 dhe 64 vjeç të shpërndarë në të gjithë Italinë.

Në fakt, një italian në dy kontrollon parashikimet e motit te kjo faqe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFifi flet për dashurinë e pamundur, ja përgjigjia epike që i jep ndjekësit (Foto)
Artikulli tjetërSërish asnjë humbje jete në Kosovë, regjistrohen 6 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit