Ligjvënësit hungarezë kanë miratuar këtë të martë një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homose*sualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të mi turit.
Advertisements
Ky ligj u miratua nga 157 deputetë, përfshirë edhe deputetët e partisë ultra-konservatore në pushtet.
Në këtë projektligj propozohet edhe ndalimi i reklamave që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homose*sualëve.
Advertisements
Të gjitha programet arsimore ose reklamat nga grupe të mëdha në solidaritet me pakicat se*suale dhe gjinore, të tilla si reklama të cilat nxisin thirrje për bojkot nuk do të lejohen më.
E njëjta gjë do të zbatohet edhe për librat, siç është koleksioni i përrallave dhe legjendave që dedramatizojnë homose*sualitetin. Gjithashtu seri të tilla si “Friends” ose filma të tillë si “Bridget Jones”, “Harry Potter” ose “Billy Eliot”, në të cilat përmendet homose*sualiteti.
Propozimi përfshihet në një projekt-ligj të qeverisë që ndëshkon pe dof ilin ë. Ai tregon se të rinjve nën 18 vjeç nuk mund t’u tregohet përmbajtje po rn ogr af ike, ose ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homose*sualitetin.
Ky vendim ka ardhur një ditë pasi mijëra njerëz dolën në rrugët e kryqytetit, Budapest, për të denoncuar “propagandën e vazhdueshme” të qeverisë kundër komunitetit LGBT.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!