Shteti europian àsgjèson 68 mijë vaksina AstraZeneca, ja për çfarë arsye

Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatuara është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet.

Advertisements

Sistemi i alarmit nuk ka identifikuar problemin, që ka zgjatur më shumë se 12 orë, dhe është vërejtur vetëm pasi një person ka hyrë në dhomën e ftohtë.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca duhet të mbahet në temperaturë 2-8 gradë Celsius.

Advertisements

Të paktën 32,000 doza të vaksinave tjera janë asgjësuar po ashtu.

“Raste të tilla janë të papranueshme”, ka thënë Kati Kusmin, udhëheqëse e kompanisë që ka hetuar incidentin.

Vaksinat e shkatërruara veçse ishin ndarë si donacione jashtë Estonisë, andaj programi i vaksinimit nuk është ngadalësuar, ka thënë transmtuesi publik i Estonisë.

Estonia ka vaksinuar 50.4 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës, më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 58.7 për qind.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEuro 2020/ Shpèrthèn në festë “Wembley’, Anglia ‘fundos’ Gjermaninë, 2-0 (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Zjàrri ‘pùshton’ bùrgùn e sigurisë lartë në Peqin