Shkëputet fasada e një pallti të dëmtuar, Benzi “bëhet copë”, kalimtari shpëton për mrekulli (FOTO)

Fasada e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, është shkëputur ditën e sotme, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar, zonë e cila ka shumë pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shkëputja e fasadës dëmtoi një mjet të parkuar, aty pranë objektit, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar një qytetar i cili po kalonte aty në atë moment.

Advertisements

Ndonëse ka kaluar rreth 1 vit e gjysëm nga tërmeti tragjik, në qytetin e Durrësit ka ende pallate dhe shtëpi të dëmtuara, të cila përbëjnë rrezik për qytetarët që lëvizin çdo ditë pranë tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Trekëndëshi i zi”, Pentagoni nxjerr foton e pabesueshme të UFO-ve
Artikulli tjetërSë shpejti rikthehen abonetë e përgjithshme, Veliaj u heq licencën operatorëve që nuk respektonin standardet