Rama e pranon në France 24: Shqipëria do të ishte në BE nëse nuk do të kishte probleme me…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin France24, ka folur mbi procesin e integrimit në BE dhe ecurinë e procesit të vaksinimit në vend. Teksa lartëson punën e bërë në procesin e vaksinimit, Rama thekson se nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme me pushtetin ek zek utiv, legjislativ dhe atë gjyqësor sot do të ishte në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja sipas Ramës pse qeveria e tij i ka hyrë procesit të reformës në drejtësi.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Rama: Po shqiptarët kanë shumë dëshirë të udhëtojnë, ne kemi një pjesë të madhe të popullsisë që jeton jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Advertisements

Shqipëria ka qenë në majë të vendeve eurpiane për vaksinimin masiv dhe për këtë flasin shifrat.

Kur flas për vaksinim masiv dhe për ritmet e vaksinimit unë mendoj rreth statistikave europiane, ku Shqipëria ka qenë prej dy muajsh tashmë ndër vendet e para.

Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend ne i kemi të katërta vaksinat.

Gazetarja: A keni shpresë se me në fund në samitin e fundit europian 24/25 do i keni gjërat e mbaruara?

Rama: Tashmë unë jam i mësuar për të gjitha surprizat që mund të ndodhin ne Bruksel, pasi ka çdo ditë dinamika të jashtme, ka gjithmonë një histori për një konsensus që ndonjëherë është i vështirë.

Normaisht ne duhet të kemi driteën e gjelbër, duke konsideruar edhe problemim mes bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi jemi ne dhe Maqedonia e Veriut në pritje të vendimit dhe do të shohim nëse ky problem do të jetë pas samitit.

Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin qeverisës edhe ne atë gjyqësor, Shqipëria do të ishte në BE tashmë. Kjo është dhe një arsye pse ne i këmi hyrë bet ejës për reformimin e drejtësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlarmohen shkencëtarët, NASA: Toka po thith nxehtësi nga dielli si kurrë më parë
Artikulli tjetërZbardhet atentati që iu bë sot pronarit të ‘Orange Club’, identifikohen tre personat që donin ta eliminonin (FOTO)