Vrojtimi i Bankës së Austrisë, 34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash, rritje e fenomenit më 2020

Female hands counting large amount of euro currency cash banknotes, top view above office desk

Rreth 34 për qind e shqiptarëve mbajnë euro cash. Përqindja e personave që preferojnë të mbajnë euro të gatshme shënoi rritje në vitin 2020 sipas vrojtimit që Banka Qendrore e Austrisë bëri vitin e kaluar në 10 vende të rajonit të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Advertisements

Preferenca për të mbajtur para të gatshme shënoi rritje në të gjitha vendet e rajonit, për shkak të frikës që nxiti pandemia. Por Shqipëria bashkë me Poloninë, Çekinë dhe Maqedoninë e Veriut shfaqën nivele të larta të popullatës që zgjedhin të mbajnë euro cash.

Rezultatet e vrojtimit treguan se në Shqipëri, gjatë 2019-2020, preferenca e të intervistuarve për të mbajtur euro cash shënoi rritje me 4 pikë përqindje në raport me periudhën 2017-2018.

Advertisements

Gjatë dy viteve të fundit të vrojtimit, numri i personave që mbajnë cash shënoi përqindjen më të lartë që nga vëzhgimi i parë i vitit 2017-2008 që bëri Banka Qendrore e Austrisë.

Në vrojtimin e fundit, sasitë cash të euros për person shënuan rritje. Një shqiptar mban mesatarisht 130 euro cash më 2019-2020, nga rreth 83 euro më 2017-2018.

Ekspertët që kanë bërë vrojtimin po shohin një prirje në rritje për mbajtjen e eurove cash në vendet e SECEE. Sipas tyre, kjo tendencë tregon mungesë të besimit në sistemin bankar (në veçanti një mungesë e perceptuar e sigurisë së depozitave) është një faktor kryesor në shpjegimin e preferencës së fortë të individëve për të mbajtur një pjesë të kursimeve në valutë të huaj jashtë bankave.

“Përvojat e krizave të kaluara bankare e përkeqësojnë këtë efekt. Për më tepër, kornizat e dobëta institucionale, p.sh. cilësia e dobët e zbatueshmërisë ligjore, si dhe një depërtim i ulët i bankave, përbëjnë faktorë të rëndësishëm që shpjegojnë preferencën e fortë për euro të gatshme” thuhet në rezultatet e vrojtimit.

Statistikat monetare tregojnë se edhe një pjesë e konsiderueshme e depozitave të familjeve në banka janë në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Banka Qendrore e Austrisë ushtron një Vrojtim në popullsinë mbi 15 vjeç në 10 vendet të e Europës Lindore dhe Juglindore si, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe katër vende kandidatë për në BE, Shqipëri, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Anketa e euros kryhet rregullisht që nga viti 2007, me intervista të drejtpërdrejta me mbi 1000 persona për çdo vend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA e dëmtojnë pjellorinë te meshkujt vaksinat kundër Covid-19? Studimi i ri jep përgjigje
Artikulli tjetërLùftoi me jetën pas aksidentit të rëndë, i riu rrëfen çfarë ndodhi pas ‘vdèkjès’: Më dukej sikur mund të…